Dalin para GJKKO-së anëtarët e grupit të Kamberit, ndryshohet masa për shoferin që dyshohet se solli 700 mijë euro në Shqipëri

Data

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të goditur në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë së Barit kanë dalë këtë të enjte para GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi tre masa “arrest në burg”, ndërsa për një nga të dyshuarit ndryshoi masën në “detyrim paraqitje”.

Në masën “arrest në burg” u lanë:

  • Edi Brahaj
  • Ergys Kastrati
  • Sajmir Pirra

Ndërsa për Lefter Nelën, i cili akuzohet se ka transportuar rreth 700 mijë euro drejt Shqipërisë, gjykata ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Po ashtu, për Nevila Kamberin u vendos masa “arrest shtëpie”.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ndërsa hetimet lidhen me dyshime për:

  • pastrim parash,
  • aktivitet kriminal të organizuar,
  • dhe transferim të shumave të mëdha monetare.

Ndërkohë, në Itali janë ekzekutuar edhe masa të tjera sigurie ndaj disa shtetasve të përfshirë në të njëjtën dosje, mes tyre:

  • Igli Kamberi
  • Idajet Kurti
  • Bardhok Gjergji
  • Sokol Fusha
  • Dritan Buzi

Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related