Salianji thirrje demokratëve nga Tirana: Ndryshimi i Shqipërisë nis nga transformimi i PD-së

Data

Ervin Salianji ka njoftuar zhvillimin e një takimi me demokratët e Tiranës, në vijim të turit të tij të takimeve me strukturat e Partia Demokratike e Shqipërisë, mes debateve dhe përplasjeve të fundit brenda opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji theksoi se Partia Demokratike mbetet forca që mund të sjellë rotacion politik në vend, por sipas tij, kjo kërkon fillimisht ndryshim dhe reformim të vetë PD-së.

“Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ. Ajo është pasuri e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve të lirë, që prej 13 vitesh mbajnë mbi supe barrën e opozitës dhe shpresën për ndryshim”, shkruan Salianji.

Ai shton se PD-ja ka ende “energjinë, frymëzimin dhe fuqinë për të bashkuar njerëzit” dhe për të hapur një kapitull të ri politik në Shqipëri.

Sipas ish-deputetit demokrat, ndryshimi politik në vend lidhet drejtpërdrejt me transformimin e opozitës.

“Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i Partisë Demokratike”, thekson ai.

Takimi i paralajmëruar nga Salianji do të zhvillohet të premten, më 29 maj, në orën 18:00, te Akademia e Arteve në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ai u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen dhe të mbështesin lëvizjen e tij politike brenda PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related