“Integrimi nuk është pronë private e Ramës”, Petro Koçi: Procesi europian është objektiv kombëtar, jo meritë e një partie

Data

Ish-deputeti socialist Petro Koçi deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian nuk duhet të shndërrohet në objekt përplasjeje politike apo propagande partiake.

Gjatë një debati televiziv mbi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet në Bruksel, Koçi u shpreh se opozita në Shqipëri shpesh e sheh integrimin si një proces që i jep meritë vetëm qeverisë në pushtet, gjë që sipas tij krijon tensione dhe keqkuptime politike.

“Procesi bëhet shpesh viktimë e debatit të brendshëm politik. Çdo opozitë në Shqipëri mendon që kur vendi avancon drejt një strukture ndërkombëtare, duket sikur merita është vetëm e qeverisë”, deklaroi Petro Koçi.

Ai solli në vëmendje edhe tensionet politike të viteve të fundit, duke përmendur episodet e dhunës në Parlament dhe protestat përpara institucioneve.

“Në qoftë se ne kemi parasysh çfarë ka ndodhur këtu, që është djegur parlamenti, janë djegur karriget e parlamentit, janë përleshur njerëzit me deputetët dhe oficerët e gardës, janë zhvilluar protesta të dhunshme me flakadanë dhe molotovë, këto nuk ndihmojnë imazhin e vendit”, tha ai.

Sipas Koçit, procesi i integrimit është një objektiv strategjik kombëtar që tejkalon interesat politike të ditës dhe kërkon angazhim institucional afatgjatë.

“Jemi në një hap gjeostrategjik shumë të rëndësishëm. Ky proces tejkalon interesat politike dhe ndihmon interesat kombëtare të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Petro Koçi vlerësoi gjithashtu punën e administratës dhe grupeve teknike që merren me negociatat, duke theksuar se procesi i integrimit është kompleks dhe kërkon jo vetëm miratim ligjesh, por edhe zbatim real të reformave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related