Pedagogia Arsejda Gjyli për raportin IBAR dhe negociatat me European Union: Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të integrimit

Data

Pedagogia Arsejda Gjyli ka komentuar zhvillimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Albania dhe European Union në Bruksel, duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas Gjylit, raporti IBAR përfaqëson kalimin e objektivave të ndërmjetme në negociatat me Bashkimin Europian dhe nuk duhet interpretuar si një “tabu” apo “herezi” në debatet politike.

“IBAR përkthehet si raporti që ke kaluar piketat e ndërmjetme të integrimit. Në terma politikë e përkthyem si një tabu apo herezi, gjë që nuk është e vërtetë”, deklaroi ajo.

Ajo theksoi se Shqipëria ndodhet tashmë në procesin real të integrimit dhe se konferenca aktuale do të shërbejë për përcaktimin e objektivave përmbyllëse dhe direktivave që Bashkimi Europian do t’i vendosë vendit në vijim të negociatave.

“Kjo konferencë do të përcaktojë piketat përmbyllëse — janë direktiva që BE do t’ia lërë Shqipërisë. Jemi në një moment të rëndësishëm”, u shpreh Gjyli.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare u zhvillua pas konfirmimit nga strukturat europiane se Shqipëria ka përmbushur objektivat e ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret”, çka i hap rrugën fazës së ardhshme të negociatave për anëtarësim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related