Sali Berisha sulmon Edi Rama nga “Foltore”: “Muajt e propagandës t’i mori Lana, fundi yt është i shpejtë”

Data

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish për procesin e votimit të 23 majit gjatë fjalës së mbajtur në “Foltore”, pranë Kryeministrisë, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha e cilësoi referendumin brenda PD-së si një “gjigant të vullnetit të njerëzve të lirë”, duke thënë se pjesëmarrësit i dhanë një mesazh të drejtpërdrejtë qeverisë.

“Vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi dhe se fundi yt është i shpejtë”, deklaroi Sali Berisha.

Ai akuzoi kreun e qeverisë për propagandë dhe tentativa për të dekurajuar opozitën.

“Muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh dhe të na shkurajosh, i mori Lana”, tha lideri demokrat.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi rreth 40 mijë anëtarët e PD-së që morën pjesë në votim, duke i cilësuar ata si “njerëz të lirë” dhe “elitë të mendimit të kombit shqiptar”.

Sipas tij, mbështetësit e opozitës kanë treguar se nuk mashtrohen dhe nuk nënshtrohen ndaj presionit politik.

“Ju dëshmuat se nuk pranoni kurrë të keqen banale. Se nuk mashtroheni me asgjë dhe nuk nënshtroheni nga asgjë”, u shpreh Sali Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related