Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe tkurret. Të rinjtë janë gjithmonë e më pak në numër. “Raporti Kombëtar: Rinia në Shqipëri 2025” I hartuar nga CRCA ka nxjerr në pah se vetëm 22% e popullsisë është 15-29 vjec, duke vënë theksin tek emigracioni masiv si një ndër lementët që po përshpejton plakjen e vendit.
Sipas ekspertëve që e kanë përpunuar të dhënat të rinjve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa “ikja e trurit” prek 35% të studentëve tanë që studiojnë jashtë.
Papunësia dhe mungesa e mundësive është një tjetër element I evidentuar ku thuhet se “Shkalla e papunësisë rinore mbetet mbi mesataren kombëtare, ndërsa mungesa e përvojës dhe sektori informal kufizojnë integrimin në tregun e punës.
