Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj

Data

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjatë Kuvendit Zgjedhor të partisë të mbajtur këtë të shtunë.

Gjini, i cili është gjithashtu kandidat i AAK-së për kryeministër, mbajti një fjalim para delegatëve ku theksoi se partia nuk po nis një kapitull nga e para, por po vazhdon mbi bazën e një strukture të ndërtuar ndër vite.

“Ne nuk po nisemi prej zeros dhe kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet”, deklaroi ai para delegatëve të kuvendit.

Sipas Gjinit, forca e AAK-së qëndron te besimi i krijuar me qytetarët dhe te bashkëpunimi i ndërtuar ndër vite në politikën kosovare.

Zgjedhja e tij vjen pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë në shkurt të këtij viti, duke hapur rrugën për riorganizimin e strukturave drejtuese të AAK-së.

Haradinaj, një nga figurat historike të politikës në Kosovë dhe ish-kryeministër i vendit, kishte drejtuar partinë për vite me radhë dhe mbetet një figurë me ndikim në kampin opozitar kosovar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related