Ish-ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro arratiset në SHBA mes akuzave për abuzim me fondet publike, Varshava kërkon ekstradimin

Data

Një nga figurat më kontroverse të politikës polake, Zbigniew Ziobro, ndodhet në qendër të një përplasjeje politike dhe diplomatike mes Poloni dhe Shtetet e Bashkuara.

Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht deputet dhe drejtues i partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), akuzohet nga autoritetet polake për shpërdorim fondesh publike dhe përdorim të sistemit të përgjimit Pegasus kundër kundërshtarëve politikë.

Sipas autoriteteve në Varshavë, Ziobro duhet të përballet me 26 akuza penale, por ai është larguar nga vendi për t’iu shmangur procedurave gjyqësore.

Fillimisht, politikani u strehua në Hungari, ku mori azil politik nga qeveria e Viktor Orbán. Pas ndryshimeve politike në Budapest dhe sinjaleve për një ekstradim të mundshëm, ai u zhvendos drejt SHBA-së.

Sipas raportimeve, Ziobro ka hyrë në territorin amerikan me vizë gazetari dhe po bashkëpunon me median konservatore polake TV Republika.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, deklaroi se autoritetet po verifikojnë nëse ish-ministri ka mashtruar institucionet amerikane për të siguruar vizën.

“Ai duhet të përballet me akuzat”, deklaroi Sikorski gjatë një forumi ndërkombëtar në Pragë.

Nga ana tjetër, Ziobro i ka cilësuar akuzat si “të fabrikuara politikisht” nga qeveria e kryeministrit Donald Tusk dhe ka paralajmëruar se do të kundërshtojë çdo kërkesë ekstradimi në gjykatat amerikane.

Çështja ka marrë edhe dimension ndërkombëtar politik, pasi administrata e presidentit Donald Trump konsiderohet e afërt me kampin konservator polak. Sipas raportimeve, zyrtarë amerikanë kanë ndihmuar në përshpejtimin e procedurës së vizës së Ziobros.

Ndërkohë, qeveria polake pretendon se ai po përdor statusin e gazetarit për aktivitet politik në komunitetet polake në SHBA.

Rasti shihet si një tjetër episod i konfliktit të ashpër politik në Poloni mes qeverisë pro-europiane të Donald Tusk dhe forcës nacionaliste konservatore PiS, e cila drejtoi vendin për vite me radhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related