Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër lë në burg autorin e aksidentit tragjik me një viktimë në Shkodër

Data

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Adnan Galicën, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur një baba me dy fëmijët e tij të mitur.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të lehtë sigurie për 36-vjeçarin, duke argumentuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë skizofreninë dhe epilepsinë.

Sipas mbrojtjes, Galica ka pasoja të rënda shëndetësore nga një aksident i ndodhur në moshën 18-vjeçare, pas të cilit kishte qëndruar për një periudhë në koma.

Avokati kërkoi masën “arrest shtëpie” dhe trajtim të specializuar mjekësor deri në përfundimin e ekspertizës psikiatrike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodër rekomandoi trajtim spitalor për të dyshuarin deri në sqarimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg”, duke vlerësuar pasojat e rënda të aksidentit, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related