Partia Demokratike e Shqipërisë regjistron pjesëmarrje të ulët në Juglindje, vetëm 11.5% e anëtarëve kanë votuar deri pasdite

Data

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë po vijon në të gjithë vendin, ndërsa në garë për drejtimin e partisë është vetëm Sali Berisha.

Në qarkun e Korçës, pjesëmarrja e demokratëve deri në orën 14:30 është paraqitur e ulët. Sipas të dhënave nga degët lokale të PD-së, nga rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote kanë votuar vetëm 1265 persona, ose rreth 11.5% e totalit.

Numri më i lartë i votuesve është regjistruar në Devoll me 390 votues, ndërsa në Korçë kanë marrë pjesë 280 anëtarë.

Në Maliq janë regjistruar 250 votues, në Pogradec 200 votues dhe në Kolonjë 145 anëtarë.

Mungesa e një gare reale, për shkak se Berisha kandidon i vetëm, ka bërë që procesi të shihet nga kritikët më shumë si një votëbesim sesa një garë konkurruese për drejtimin e partisë.

Procesi i votimit pritet të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related