Enkelejd Alibeaj: Sali Berisha e ka kthyer Partia Demokratike në një parti private dhe sekt politik

Data

Ish-deputeti dhe ish-drejtuesi i Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar procesin e rikonfirmimit të Sali Berisha në krye të PD-së, duke e cilësuar atë si një tregues të largimit të partisë nga funksionimi demokratik.

Në një intervistë televizive, Alibeaj deklaroi se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike nuk përfaqëson më një parti politike normale, por një strukturë të kontrolluar plotësisht nga Berisha.

Sipas tij, procesi i zhvilluar më 23 maj nuk përbën një garë reale politike, pasi mungojnë kandidatët alternativë dhe gjithçka është kthyer në një referendum për mbështetjen e liderit aktual.

“Nuk duhet shumë eksperiencë për të kuptuar se ajo që ndodh në një parti politike, që është partia e Berishës, që nuk ka asnjë lidhje me PD, është parti private e tij ku ai udhëheq, urdhëron, ndryshon rregullat e brendshme të statutit të tyre”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Ai shtoi se procesi i rikonfirmimit të Berishës është vetëm një tjetër hap drejt shndërrimit të partisë në një “sekt politik”, gjithnjë e më larg funksionimit të një force që synon qeverisjen dhe zgjerimin e mbështetjes popullore.

Sipas Alibeajt, problematik mbetet edhe fakti që, sipas interpretimit të tij, kandidimi i Berishës bie ndesh me statutin e vetë strukturës së Rithemelimit.

“Po kandidon një njeri që me Statut nuk lejohet të kandidojë, neni 46 i Statutit të Rithemelimit ia ndalon. Ai i përmbys rregullat”, u shpreh ai.

Komentet e Enkelejd Alibeaj vijnë në një moment kur Partia Demokratike po zhvillon procesin e votimit për kreun e partisë, ku Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related