Volodymyr Zelensky ftohet zyrtarisht në Samitin e NATO që do të mbahet në Ankara

Data

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, konfirmoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar zyrtarisht në samitin e liderëve të aleancës që do të zhvillohet më 7-8 korrik në Ankara.

Duke folur gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Helsingborg, Rutte deklaroi se ftesa i është dërguar tashmë presidentit ukrainas dhe se pritet pjesëmarrja e tij në samit.

Ftesa vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, pasi sipas raportimeve, Shtetet e Bashkuara kishin shfaqur rezerva për përfshirjen e partnerëve jo-anëtarë të NATO-s në aktivitetet kryesore të aleancës.

Samiti pritet të përfshijë takimin zyrtar të liderëve të vendeve anëtare, si dhe një forum industrial paralel ku do të marrin pjesë edhe vende partnere jashtë aleancës.

Megjithatë, deri tani Volodymyr Zelensky nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tij.

Sipas një zyrtari europian, përgatitjet për samitin vijojnë dhe vendimi final për pjesëmarrjen e liderit ukrainas pritet në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related