Basir Çollaku paralajmëron “furtunë” politike: Ministrat e Edi Rama nuk do t’u shpëtojnë dosjeve amerikane

Data

Gazetari Basir Çollaku deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të fortë përplasjesh politike dhe hetimesh ndaj zyrtarëve të lartë, duke paralajmëruar se “dosjet amerikane” dhe mbështetja e shtuar ndaj SPAK do të sjellin zhvillime të forta në muajt në vijim.

I ftuar në një studio televizive, Çollaku tha se ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë përfaqëson një sinjal të qartë për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, SHBA-të nuk do të tolerojnë më zvarritjen e dosjeve të mëdha që lidhen me qeverinë dhe zyrtarë të lartë.

“Struktura e posaçme nuk duhet të jetë më e dremitur për çështje që janë të dokumentuara. Dosjet nuk mund të pluhurosen pafundësisht”, deklaroi ai.

Gazetari përmendi çështje të tilla si inceneratorët, AKSHI dhe dosje të tjera që sipas tij përfshijnë ministra dhe zyrtarë të rëndësishëm.

Ai pretendoi se hetimet prekin nivelet më të larta të qeverisë dhe se, sipas tij, kryeministri Rama po përpiqet të mbrojë bashkëpunëtorët e tij politikë për të mbrojtur veten.

“Nëse Rama lëshon Ballukun apo njerëzit e tij, ka lëshuar vetveten”, tha Çollaku.

Sipas gazetarit, në disa prej dosjeve ekzistojnë përgjime, mesazhe dhe prova që lidhen me grupe kriminale dhe vendimmarrje shtetërore.

Ai shtoi se partnerët ndërkombëtarë po e shohin Shqipërinë si një vend ku korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimi i organizuar kanë depërtuar në nivele të larta të administratës.

Çollaku paralajmëroi gjithashtu se me mbështetjen amerikane ndaj SPAK-ut, klima politike në vend do të ndryshojë ndjeshëm.

“Do të shohim që të fortët e sotëm të qeverisë dhe administratës do të përballen me drejtësinë”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related