Petrit Vasili: SPAK funksionon në mënyrë selektive, raportet amerikane e cilësojnë Shqipërinë narkoshtet

Data

Ish-deputeti Petrit Vasili deklaroi se emërimi i një ambasadori të ri të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri përbën një zhvillim pozitiv pas një periudhe të gjatë pa përfaqësim të nivelit më të lartë diplomatik.

Në një intervistë televizive, Vasili u shpreh se Shqipëria konsiderohet prej kohësh një “narkoshtet”, duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi drogën, korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.

Sipas tij, ambasadori i ri amerikan pritet të ketë një rol të rëndësishëm për shkak të profilit dhe background-it në forcat e armatosura amerikane.

Vasili komentoi edhe funksionimin e SPAK dhe BKH, duke deklaruar se pritshmëritë amerikane për këto institucione kanë qenë të mëdha që prej reformës në drejtësi.

Ai akuzoi SPAK-un se “funksionon me regji dhe në mënyrë selektive”, duke pretenduar se drejtësia po përdoret kundër opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama, sipas tij, mbetet i paprekur nga hetimet.

Në deklaratat e tij, Vasili përmendi çështje si ajo e Ilir Meta, aferën “McGonigal”, inceneratorët, si dhe projekte të tjera si AKSHI, Porti i Durrësit dhe Eko-Parku i Durrësit.

Sipas Vasilit, ekziston standard i dyfishtë në hetimet e drejtësisë shqiptare, ndërsa ai shtoi se partnerët ndërkombëtarë duhet të ndikojnë për rikthimin e institucioneve të drejtësisë “në binarë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related