Aleksandar Vučić i thur elozhe Donald Trump: “Është lider që vlerëson sovranitetin kombëtar”

Data

Presidenti i Serbi, Aleksandar Vučić, ka vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka shprehur mbështetje për vizionin politik të Donald Trump.

Në një opinion të publikuar për Fox News, Vuçiç deklaroi se Serbia ofron “thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, jo ideologjisë”.

Ai theksoi se administrata Trump dhe bashkëpunëtorët e saj janë treguar të gatshëm të dëgjojnë qëndrimet e Serbisë pa paragjykime.

“I kujtoj takimet në Shtëpinë e Bardhë me rrethin e tij më të ngushtë, të cilat zgjatën me orë të tëra pas negociatave të vështira, por në asnjë moment nuk ndjeva se shqetësimet e mia u shpërfillën”, shkroi Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së mund të shërbejnë si një avantazh strategjik për stabilitetin e Evropës, duke përmendur pozicionin gjeografik të Serbisë në korridoret energjetike, të transportit dhe teknologjisë.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se qytetarët serbë e shohin Trumpin si një “paqebërës” dhe si një lider që respekton sovranitetin kombëtar.

“Nëse Donald Trump viziton Beogradin, ai do të gëzojë një mikpritje që nuk është parë në Evropë”, shkroi presidenti serb.

Në artikull, Vuçiç përmendi edhe Marrëveshja e Uashingtonit të vitit 2020 për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në praninë e Trumpit nga ai vetë dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai pranoi gjithashtu se në Serbi ekzistojnë ende kujtime të forta nga bombardimet e NATO në vitin 1999, por tha se perceptimi ndaj SHBA-së ka ndryshuar gjatë viteve të fundit.

Vuçiç foli edhe për sfidat aktuale në marrëdhëniet me Uashingtonin, duke përmendur sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës NIS dhe tarifat tregtare ndaj importeve serbe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related