Myslim Murrizi skeptik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian: Mali i Zi është më përpara me kapitujt e negociatave

Data

Myslim Murrizi ka shprehur skepticizëm lidhur me ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian, duke deklaruar se vendi ende ka shumë pengesa përpara në procesin e negociatave.

I ftuar në një studio televizive, Murrizi tha se vende të tjera të rajonit kanë avancuar më shpejt në raport me Shqipërinë, duke marrë si shembull Mali i Zi.

“Mali i Zi ka kohë para nesh që i ka çelur kapitujt për integrimin në BE. Nuk e shoh që Europa do t’i mbyllë kaq shumë sytë për të na futur në Europë”, deklaroi ai.

Sipas ish-deputetit demokrat, Bashkimi Europian po përballet aktualisht me sfida të rëndësishme demografike dhe migratore, çka sipas tij ndikon edhe në mënyrën se si shihet zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor.

“Ndërkohë që nga statistikat në Europë shkojnë rreth 30 milionë afrikanë, ndërsa ne jemi vetëm 20 milionë banorë në rajonin tonë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Murrizi.

Komentet e tij vijnë në një moment kur debati për integrimin europian të Shqipërisë është rikthyer në qendër të diskutimeve politike, pas publikimit të raportit të fundit të IBAR dhe zhvillimeve të fundit në procesin e negociatave me BE-në.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related