Edmond Spaho kritika opozitës: “Është e lodhur dhe qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje”

Data

Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si opozita po sillet përballë zhvillimeve të fundit që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spaho deklaroi se miratimi i raportit të IBAR dhe zhvillimet në procesin e negociatave me Bashkimi Europian përbëjnë një moment të rëndësishëm për vendin.

Sipas tij, opozita duhet ta kishte përshëndetur këtë hap, por në vend të kësaj po vazhdon me akuza dhe retorikë të konsumuar.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nesër ky raport miratohet nga Këshilli i Ambasadorëve dhe më 26 maj mbahet Konferenca Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së”, shkroi Spaho.

Ai e cilësoi opozitën si të shkëputur nga realiteti politik dhe kritikoi mënyrën e komunikimit të saj publik.

“Për fat të keq ajo është tërësisht jashtë realitetit, e lodhur, e paaftë. Fjalori i saj vazhdon të jetë i vjetër me akuza të stërthëna që nuk ngjisin tek qytetarët, pale më tek partnerët europianë”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Spaho shtoi se qasja aktuale politike po dëmton vetë opozitën dhe elektoratin demokrat.

“Sot demokratët janë qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje”, deklaroi ish-deputeti demokrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related