Indeksimi i pensioneve vetëm 4.1%, Qori paralajmëron protestë: Ja kush e godet më fort pushtetin

Data

Qeveria indeksoi pensionet vetëm 4.1%, çka u konsiderua qesharake.

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, deklaroi në një emision televiziv, se partia që ai drejton do të udhëheqë një protestë me pensionistët për këtë që ka ndodhur.

“Rama u ngriti pritshmëritë pensionistëve dhe pastaj ua indeksio 4.1%. Pensionistët janë shumë të acaruar. Por po i çove pensionistët në zgjidhjen mes Ramës dhe Berishës, do thonë e kishim më keq me Berishën.

Të mërkurën do të thërrasim protestë me pensionistët, do të shkojmë hajde të bëjmë një gjë që nuk është bërë, pensionistët të protestojnë për pensionet e tyre. Ata e godasin më fort pushtetin. 

Nuk e ke idenë sa policë më shkruajnë mua, më thonë edhe atë ushqimin që merrnim, tani na e japin kartë që ta blejmë te supermarketet e Samir Manes.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë hallin si të shpëtojmë nga ky qorsokak. Rama rrëzohet kur binden këto të pakënaqur”, tha Qori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related