Recep Tayyip Erdogan: Bota po kalon kohë të vështira, Turqia nuk është nga ata që ndezin luftëra

Data

Presidenti i Turqia, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe stabilitetin rajonal, duke theksuar se Turqia nuk është ndër shtetet që “ndezin luftëra”.

Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në Ditën e Vëzhguesit të Shquar të stërvitjes ndërkombëtare “Efes 2026” në Izmir, ku Erdogan ishte i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe ushtrisë turke.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti turk e cilësoi ushtrinë turke si një “ushtri paqeje”, duke theksuar se ajo ka qenë historikisht faktor stabiliteti.

“Ushtria turke është një ushtri paqeje, një ushtri qetësie dhe stabiliteti. Gjatë gjithë historisë së saj nuk ka shkatërruar vendet ku ka shkelur, por i ka restauruar ato”, deklaroi Erdogan.

Ai shtoi se bota po kalon një periudhë të ndjeshme, ku rendi ndërkombëtar dhe arkitektura e sigurisë po ndryshojnë.

“Po krijohen aleanca të reja dhe një ekuilibër i ri global. Bota po kalon nga një sistem i dominuar nga pak fuqi të mëdha drejt një rendi shumëpolar me shumë aktorë”, u shpreh presidenti turk.

Sipas Erdoganit, Turqia po shfaqet si një nga aktorët kryesorë të kësaj epoke të re dhe synon të luajë rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një ushtri të fortë dhe të pajisur mirë, duke argumentuar se ruajtja e paqes kërkon përgatitje dhe vendosmëri.

Në fund të fjalës së tij, Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin në rajon dhe do të kundërshtojë, sipas tij, “rrjetet gjenocidale” që shkaktojnë viktima civile në konflikte si ato në Gaza dhe Libani.

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe stabilitetin kundër atyre që investojnë në luftë dhe kaos”, deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related