AAPSK kërkon bashkëpunim më të ngushtë me bashkitë për përdorimin social të pasurive të konfiskuara

Data

AAPSK ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit me njësitë e pushtetit vendor për përdorimin e pasurive të konfiskuara në funksion të komunitetit dhe shtresave në nevojë.

Deklarata u bë gjatë forumit “Forcimi i sistemit lokal të mbrojtjes sociale, financimi dhe strukturat”, i zhvilluar në Tirana, ku AAPSK prezantoi rolin dhe mundësitë konkrete për përdorimin social të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.

Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar, por sfida kryesore mbetet rikthimi i pasurive me origjinë kriminale në dobi të qytetarëve.

“Ne besojmë se asetet që dikur kanë qenë produkt i aktiviteteve kriminale duhet të rikthehen në shërbim të komunitetit, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e kohezionit social”, u shpreh Xhaja.

Sipas saj, bashkitë luajnë një rol kyç pasi janë institucionet më pranë qytetarëve dhe njohin nevojat konkrete të komuniteteve. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet AAPSK-së dhe pushtetit vendor mund të krijojë mundësi reale për përdorimin e pasurive të konfiskuara si qendra komunitare, shërbime sociale dhe projekte në mbështetje të shtresave vulnerabël.

Forumi u organizua në partneritet me Ministria e Financave dhe Agjencia për Decentralizimin e Pushtetit Vendor, me mbështetjen teknike të UNICEF, në kuadër të programit “Askush të mos mbetet pas”.

AAPSK riafirmoi angazhimin për transparencë, eficiencë dhe bashkëpunim institucional në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke theksuar se praktikat europiane tregojnë se këto asete mund të shndërrohen në instrumente të drejtësisë sociale dhe zhvillimit lokal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related