Klotilda Bushka paraqitet në SPAK, nën hetim për pengim të hetimeve ndaj Erion Veliaj

Data

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Paraqitja e saj lidhet me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliaj.

Sipas dyshimeve të ngritura nga SPAK, Bushka po hetohet për pengim të hetimeve, pasi dyshohet se ka orientuar dëshmitarë mbi deklarimet që duhet të japin gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ish-deputetja hyn në godinën e SPAK, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një deklaratë publike prej saj lidhur me paraqitjen apo akuzat e ngritura.

Hetimet ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve publikë vijojnë, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi ecurinë e çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related