Ish-drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar vetëm për pak minuta.
Në momentin e daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj është përballur me interesimin e gazetarëve, të cilët i kanë drejtuar pyetje lidhur me hetimet për çështjen e AKSHI-t dhe përgjegjësinë e saj personale mbi atë që pretendohet se ka ndodhur në institucionin që ajo drejtonte.
“A ndjeni përgjegjësi personale mbi atë se çfarë ka ndodhur me AKSHI-n? Zonja ka pretenduar se nuk e kemi pyetur për ngjarjen. A mund të na e sqaroni pozicionin tuaj?”, ishin disa nga pyetjet e drejtuara nga gazetarët.
Megjithatë, Karçanaj nuk dha asnjë deklaratë për mediat dhe u largua pa komentuar mbi çështjen.
Paraqitja e saj në SPAK vjen në një moment kur hetimet për procedurat dhe tenderët e lidhur me AKSHI-n kanë qenë në qendër të debatit publik dhe politik.
