Luka Misetic kritikon Kosovo Specialist Chambers: “Asnjë ankesë e mbrojtjes së Hashim Thaçi nuk u pranua”

Data

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër funksionimin e Gjykatës së Apelit pranë Kosovo Specialist Chambers në Hagë.

Përmes një reagimi në platformën X, Mishetiç deklaroi se gjatë më shumë se pesë viteve e gjysmë paraburgim të Thaçit, asnjë prej ankesave të paraqitura nga mbrojtja nuk është pranuar.

Sipas tij, mbrojtja ka depozituar gjithsej 40 ankesa ndërmjetëse në procesin gjyqësor, por të gjitha janë refuzuar nga Paneli i Apelit.

“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur dhe përfunduar 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, shkroi Luka Misetic.

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur zyrtarisht më 3 prill 2023.

Sipas kalendarit aktual të procedurës, vendimi në këtë çështje pritet të shpallet më 20 korrik 2026.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related