Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë qytetit të Mersin në Turkey, ku një 17-vjeçar i armatosur me pushkë gjahu dyshohet se ka vrarë katër persona dhe ka plagosur tetë të tjerë.
Sipas mediave turke, sulmi ndodhi në zonën e Tarsusit dhe nisi fillimisht brenda një restoranti. Raportohet se autori hapi zjarr ndaj personave të pranishëm, duke vrarë pronarin e lokalit dhe një punonjës, ndërsa disa klientë mbetën të plagosur.
Pas largimit nga restoranti, i dyshuari dyshohet se ka qëlluar edhe në vende të tjera, ku humbën jetën dy persona të tjerë.
Autoritetet turke kanë nisur një operacion të gjerë policor për kapjen e autorit, i cili vijon të jetë në arrati.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa policia po heton motivet e sulmit dhe lëvizjet e autorit pas largimit nga vendi i krimit.
