Shkarkimet në bashki, Spahiu: Rama po krijon skenare si lëvizje opozitare mediatike

Data

Kreshnik Spahiu mendon se kryeministri Edi Rama po krijon skenarë brenda vetes si lëvizje opozitare mediatike me urdhrat për shkarkimin e drejtorëve të bashkive, meqë opozita në Shqipëri duket se nuk ekziston më.

Teksa Sali Berisha prej dy muajsh nuk pranon zgjedhjet duke pretenduar farsën elektorale dhe nuk ka më mbështetje, Rama përpiqet të krijojë faktor opozitar brenda vetes.

“Në skenën politike ka dy lëvizje. E para është ajo e mazhorancës dhe Ramës për spastrimet në bashki. E dyta e opozitës me Berishën për mosnjohjen e zgjedhjeve. Të dyja si të ngjashme, por nuk prodhojnë, xhirojnë në vend. Kemi Ramën për të ndryshuar drejtorët apo administratorët. Mendoj se është si strategji në dukje që qeveria po lëviz: meqë s’kemi rotacion politik, e bëjmë administrativ. Rama krijon skenarë brenda vetes si lëvizje opozitare mediatike. Meqë s’kemi ndryshim partish, heqim disa drejtor bashkish. A thua se këta drejtorë kanë ngrënë kumbulla e dardha në kurriz të kryetarëve”, tha Spahiu

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related