Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.
Berisha ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj tij në kuadër të procedurave hetimore që po ndiqen nga organi i posaçëm i akuzës.
Teksa hynte në ambientet e SPAK, ai u ndal shkurtimisht para gazetarëve dhe deklaroi: “Do të ketë një lajm”.
Ish-kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me deklaratën e tij, ndërsa pritet që pas daljes nga SPAK të ketë komunikim me mediat.
Sali Berisha ndodhet prej muajsh nën hetim nga SPAK lidhur me çështjen e njohur si dosja “Partizani”.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
