Kryeministrja e Itali, Giorgia Meloni, ka anuluar vizitën e planifikuar në Nikosia për t’u nisur drejt Modena, pas sulmit me makinë që tronditi qytetin italian një ditë më parë.
Sipas mediave italiane, një 30-vjeçar i lindur në Itali dhe me origjinë nga Afrika e Veriut përplasi me makinë një turmë njerëzish në qendër të qytetit të shtunën, duke plagosur tetë persona.
Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy prej tyre kanë humbur këmbët si pasojë e përplasjes. Një tjetër person vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
Pas incidentit, autori tentoi të largohej dhe goditi me thikë një nga kalimtarët që u përpoqën ta ndalonin, por më pas u arrestua nga policia.
Prokurorët e Modenës kanë bërë të ditur se i dyshuari po hetohet për “masakër” dhe “plagosje trupore”, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet e sulmit.
Sipas autoriteteve, ai i goditi këmbësorët “në mënyrë të rastësishme dhe të qëllimshme” në qendrën e mbushur të qytetit.
Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, deklaroi se autori kishte marrë trajtim për probleme të shëndetit mendor në vitin 2022 për shkak të çrregullimeve të personalitetit, por më pas ishte shkëputur nga sistemi i trajtimit.
