Edgars Rinkēvičs emëron Andris Kulbergs kandidat për kryeministër të Letoni pas dorëheqjes së Evika Siliņa

Data

Presidenti i Letoni, Edgars Rinkēvičs, ka emëruar deputetin e opozitës Andris Kulbergs si kandidat për postin e kryeministrit të ardhshëm, pas dorëheqjes së kryeministres Evika Siliņa.

Sipas raportimeve të Reuters, Siliņa njoftoi dorëheqjen të enjten, duke shkaktuar rënien e koalicionit qeverisës vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në tetor.

Kulbergs është pjesë e “Lista e Bashkuar”, një koalicion partish të vogla opozitare që përfaqëson grupin më të madh opozitar në parlamentin letonez. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën nëse kabineti i tij merr miratimin e deputetëve.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, besoj se kryeministri i ri duhet të vijë nga opozita”, deklaroi presidenti Rinkēvičs gjatë një konference për shtyp.

Kriza politike u përshpejtua pasi kryeministrja në largim shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Andris Spruds, pas një incidenti ku dy dronë ukrainas u rrëzuan dhe shpërthyen pranë një rezervuari nafte në territorin letonez.

Sipas ushtrisë letoneze, dronët kishin kaluar mbi territorin rus pa u zbuluar. Kryeministrja fajësoi ministrin për vonesa në zhvillimin e sistemeve kundër dronëve.

Pas shkarkimit të Spruds, partia Progresistët tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë, duke i hequr shumicën parlamentare kabinetit të Siliņës dhe duke e ekspozuar atë ndaj një mocioni mosbesimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related