Sali Berisha: “Shqipëria jeton në emergjencë”, sulmon projektin “Diella” dhe akuzon shtetin për lidhje me krimin

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se Shqipëria po përballet me një situatë emergjente për shkak të, sipas tij, lidhjeve të krimit me pushtetin dhe degradimit të shtetit ligjor.

Berisha akuzoi qeverinë se po mbron grupet kriminale dhe tha se “psikologjia e kriminelit” është bërë dominuese në vend.

“Kur një shoqëri qytetarësh të lirë nuk mund t’i mposhtë banditët, sepse ata kanë mbrapa shtetin, atëherë qytetari terrorizohet”, u shpreh ai.

Sipas kreut të PD-së, krimi në Shqipëri ka depërtuar deri në nivelet më të larta të shtetit, ndërsa përmendi disa ngjarje kriminale të fundit, duke pretenduar se autorët kanë pasur mbështetje politike dhe institucionale.

Berisha foli edhe për atë që e quajti “superskandali i Diellës”, duke iu rikthyer akuzave ndaj projektit të prezantuar nga qeveria si platformë e inteligjencës artificiale.

“Shihni ku jetojmë, në një emergjencë”, deklaroi ai, duke e cilësuar projektin “Diella” si një mashtrim publik.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për konsumimin e energjisë elektrike nga aktivitetet e paligjshme, duke deklaruar se “kuçedrat e energjisë në Shqipëri janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoin”.

Berisha tha se Partia Demokratike ka një platformë për t’i dhënë, sipas tij, “përgjigje të hekurt” kriminalitetit dhe situatës që ai e konsideron të degraduar në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related