Artur Nura: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK në Dhomat e Specializuara të Kosovës është politik

Data

Analisti Artur Nura ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke e cilësuar atë si një proces me natyrë politike.

I ftuar në një studio televizive, Nura deklaroi se nuk njeh një rast tjetër të ngjashëm në planin ndërkombëtar.

“Është qartazi një proces politik. Për sa e njoh unë këtë proces, nuk ka një tjetër të ngjashëm në planin global”, u shpreh ai.

Sipas analistit, institucionet e Kosovë nuk kanë mbajtur qëndrimin e duhur gjatë zhvillimit të këtij procesi.

Ai pretendoi gjithashtu se në çështje janë përdorur materiale që lidhen me shërbime ruse dhe dosje të prokurorisë serbe.

“UÇK dhe lidershipi i saj sot janë në një proces penal politik”, deklaroi Nura.

Duke folur për arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai tha se momenti i shpalljes së aktakuzës nuk ishte rastësor.

“Ndërsa Thaçi po nisej për në SHBA, merr mandatin e arrestit. Në politikë gjërat nuk ndodhin rastësisht”, u shpreh analisti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related