Ish-pronari i ‘Fox News’ dhe themeluesi i ‘Sky News’, Rupert Murdoch, është fejuar në moshëm 92-vjeçare me të dashurën e tij Elena Zhukova, me biologen ruse që ka qenë në një lidhje disa mujore.
Sipas asaj që shkuan CNN, çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.
Kjo është fejesa e 6 për manjatit mediatik, i cili u njoh me 67-vjeçaren Elena Zhukova menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar.
Rupert Murdoch dhe Elena Zhukova thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e manjatit mediatik përgjatë vitit të shkuar. E fejuara e Murdoch, Elena Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.
Sa i përket 92 vjecarit ai ka qenë i martuar më parë me stjuardesën australiane
Patricia Booker, Gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng.
Rupert Murdoch nisi karrierën e tij si ne fushen e medias ne vitin 1950 ne Australi duke blere gazetat News of The World dhe The Sun ne Britanin e Madhe. Pas kësaj ai u fokusua në tregun mediatik amerikan.
