IKMT ka ndërhyrë këtë të enjte në Berat për shembjen e një objekti 3-katësh dhe disa strukturave të tjera të ndërtuara brenda një zone të mbrojtur.
Sipas informacioneve zyrtare, objekti me fasadë guri u prish me fadroma pasi rezultonte i ndërtuar pa dokumentacionin përkatës ligjor.
Përveç godinës trekatëshe, IKMT ndërhyri edhe për prishjen e disa strukturave prej muri në të njëjtën zonë.
Autoritetet bëjnë me dije se ndërtimet ndodheshin brenda një zone të mbrojtur në Berat, e shpallur si e tillë me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve për mbrojtjen e territorit dhe zbatimin e legjislacionit urbanistik në zonat me status të veçantë mbrojtjeje.
