Përplasje mes Igli Cara dhe Arbjan Mazniku në Komisionin e Reformës Territoriale: “S’më intereson koha juaj”

Data

Dëgjesat e Komisionit për Reformën Territoriale dhe Administrative janë shoqëruar me tensione dhe debate politike, ku këtë herë protagoniste ishte përplasja mes deputetit të Partia Demokratike e Shqipërisë, Igli Cara dhe bashkëkryetarit të komisionit, Arbjan Mazniku.

Debati nisi pasi Mazniku i kërkoi Carës të përmblidhte ndërhyrjen e tij, duke argumentuar se komisioni kishte nisur punimet që në orët e para të mëngjesit dhe se dëgjesa ishte organizuar për të dëgjuar kryebashkiakët dhe përfaqësuesit vendorë.

“O zoti Cara, kemi 5 minuta koment për herë në orën 7, pas 11 orësh rresht. Kemi këtu që në orën 10”, u shpreh Mazniku.

Kjo ndërhyrje solli reagimin e menjëhershëm të deputetit demokrat, i cili refuzoi të ndërpriste fjalën dhe tha se prioritet për të janë problemet e qytetit të Durrësit.

“Nuk e ndjej fare punën e kohës tënde, kam hallin e qytetit tim. Po s’ke kohë, ik se vazhdojmë ne”, iu drejtua Cara.

Tensionet vijuan edhe më tej, ndërsa Mazniku këmbënguli se parimi i dëgjesës ishte që deputetët të bënin pyetje dhe të dëgjonin të ftuarit, jo të mbanin diskutime të gjata politike.

Nga ana tjetër, Cara e konsideroi ndërhyrjen joetike dhe paralajmëroi se nuk do të pranonte më ndërprerje gjatë fjalës së tij.

“Po të isha në pozicionin tuaj nuk do t’i ndërhyja kurrë një deputeti. Ju nuk mund të më tregoni mua si ta bëj pyetjen”, deklaroi ai.

Përplasja ndodhi gjatë diskutimeve për reformën territoriale, ku deputeti demokrat ngriti shqetësime për centralizimin e shërbimeve dhe mungesën e autonomisë financiare të njësive vendore, duke sjellë si shembull problematikat e transportit dhe shërbimeve në zonën e Durrësit dhe Ishmit.

Debatet në komision po zhvillohen në kuadër të konsultimeve për rishikimin e ndarjes administrative dhe funksionimit të qarqeve e bashkive në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related