Genc Burimi: Rama shkeli në “dërrasë të kalbur” me Ballukun, tani s’kthehet dot pas te drejtësia

Data

Analisti Genc Burimi ka deklaruar se mbrojtja politike që kryeministri Edi Rama i bëri ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka sjellë pasoja serioze për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

I ftuar në një studio televizive, Burimi tha se pika e kthesës ishte momenti kur Kuvendi refuzoi kërkesën për arrestimin e Ballukut, duke shkaktuar reagim të fortë nga Gjermania dhe partnerët europianë.

“Sipas tij, Rama shkeli në dërrasë të kalbur kur mbrojti Ballukun. Gjermania reagoi menjëherë dhe aty nisi bllokada”, u shpreh analisti.

Burimi komentoi edhe emërimin e diplomatit Ferit Hoxha në krye të diplomacisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një “ministër teknik” me mision për të gjetur zgjidhje diplomatike për ngërçin me Bashkimin Europian.

Sipas tij, Hoxha po përpiqet të promovojë dy skenarë për të shmangur bllokimin e plotë të procesit të integrimit: integrimin gradual me faza dhe përfitimin nga zhvillimet gjeopolitike të lidhura me Ukrainën.

Burimi theksoi se Shqipëria aktualisht nuk i plotëson kushtet politike për avancimin në negociatat me Bashkimi Europian.

“Problemi sot është se Shqipëria nuk i përmbush kushtet politike, pikërisht për shkak të dosjes Balluku, të cilën gjermanët nuk ia falin”, deklaroi ai.

Analisti shtoi se sipas tij, qeveria po kërkon mënyra alternative për të ruajtur narrativën e integrimit europian, pavarësisht rezervave të vendeve anëtare.

“Nuk mund të kthehet më Rama te drejtësia dhe të thotë ‘hajde ta bëjmë mbrapsht’. Tani po kërkojnë zgjidhje diplomatike për të kaluar krizën”, përfundoi Burimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related