Avokatja e 21-vjeçares që denoncoi mjekun Nikolla Nunka: “Ka ndjekur të njëjtën praktikë me shumë vajza”

Data

Avokatja e 21-vjeçares që ka kallëzuar për ngacmim seksual mjekun Nikolla Nunka deklaroi se ndaj tij ekzistojnë edhe denoncime të tjera të ngjashme, të cilat sipas saj datojnë prej më shumë se tre dekadash.

Në një deklaratë publike, avokatja Refxhei Tola tha se studioja ligjore që përfaqëson të renë ka marrë dëshmi dhe ankesa të tjera nga gra dhe vajza që pretendojnë se kanë përjetuar situata të ngjashme.

“Është një rast i përsëritur. Denoncimet datojnë që 33 vite më parë dhe rasti më i fundit është raportuar para një viti”, u shpreh ajo.

Sipas avokates, mënyra e veprimit të mjekut ka qenë e njëjtë në rastet e raportuara nga vajza të ndryshme.

“Mesa duket, mjeku ka pothuajse të njëjtën praktikë pune me të gjitha vajzat që i vijnë”, deklaroi ajo.

Avokatja tha gjithashtu se deri tani mbrojtja nuk ka marrë ende akses në dosjen hetimore, pavarësisht kërkesave zyrtare drejtuar prokurorisë.

Ajo bëri thirrje që gra dhe vajza të tjera që pretendojnë se janë abuzuar të denoncojnë rastet, duke garantuar anonimatin e plotë.

Ndërkohë, nesër pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj mjekut Nikolla Nunka, i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related