Julian Hoxhaj: Grupet kriminale po përdorin tenderat publikë dhe kullat për pastrim parash në Shqipëri

Data

Gazetari Julian Hoxhaj ka ngritur akuza të forta lidhur me mënyrën se si, sipas tij, grupet kriminale po përdorin tenderat publikë dhe sektorin e ndërtimit për pastrim parash në Shqipëri.

I ftuar në një studio televizive, Hoxhaj deklaroi se organizatat kriminale të përfshira në trafikun e drogës krijojnë kompani, fitojnë tendera publikë dhe më pas investojnë në kulla, resorte apo projekte të tjera ndërtimi.

“Krimi merr tendera dhe ndërton kulla”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit, hetimet e SPAK kanë zbuluar raste ku grupe kriminale kanë përfituar dhjetëra tendera publikë, përfshirë edhe projekte për ndërtimin e shkollave në Tiranë.

Hoxhaj përmendi gjithashtu disa projekte dhe kontrata publike që, sipas tij, kanë ngritur pikëpyetje për transparencën dhe ligjshmërinë, mes tyre:

  • Tuneli i Llogarasë
  • Aeroporti i Vlorës
  • Porti i Durrësit
  • projekti “Smart City”
  • koncesionet e sterilizimit dhe check-up-it
  • inceneratorët

Ai pretendoi se pas presionit mbi tenderat publikë, format e dyshuara të korrupsionit janë zhvendosur drejt kontratave speciale, partneriteteve apo vendimeve të posaçme qeveritare.

Gazetari ngriti dyshime edhe mbi ndikimin real ekonomik të bumit turistik në vend, duke deklaruar se qytetarët nuk po përfitojnë nga rritja e raportuar ekonomike.

“Nuk shoh si ky bum turistik përkthehet në mirëqenie për qytetarët shqiptarë që po largohen çdo ditë”, tha ai.

Hoxhaj argumentoi se Shqipëria po përdoret si një “laborator” për pastrimin e parave të krimit të organizuar përmes sektorëve të ndërtimit, prokurimeve publike dhe investimeve strategjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related