China ka konfirmuar zyrtarisht se presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë këtë javë një vizitë në Pekin, ku pritet të takohet me homologun kinez Xi Jinping.
Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, vizita do të zhvillohet me ftesë të presidentit Xi. Edhe pse Trump kishte deklaruar më herët se udhëtimi do të realizohej pas shtyrjes nga fillimi i muajit prill, autoritetet kineze nuk e kishin konfirmuar zyrtarisht deri tani.
Takimi zhvillohet në një moment tensionesh të larta mes Shtetet e Bashkuara dhe Kinës, të ndikuara edhe nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situata në Ngushtica e Hormuzit, e cila konsiderohet jetike për sigurinë energjetike të Pekinit.
Paralelisht, administrata amerikane ka vendosur sanksione ndaj disa kompanive me bazë në Kinë, të cilat Uashingtoni i akuzon për mbështetje të aktiviteteve ushtarake dhe bashkëpunim me struktura të sanksionuara ndërkombëtarisht.
Takimi Trump–Xi pritet të fokusohet tek marrëdhëniet ekonomike, çështjet e sigurisë globale dhe tensionet gjeopolitike që po ndikojnë tregjet ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal.
