Avokati i Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Gjykata të arsyetojë pse mbahet në burg

Data

Në GJKKO po shqyrtohet kërkesa e Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi zhvillimin e seancës në mungesë të klientit të tij.

Sipas avokatit, kërkesa për ndryshimin e masës mbështetet edhe në praktikën e fundit të Gjykata e Lartë lidhur me paraburgimet.

“Gjykata duhet të parashohë rrethanat dhe rrezikshmërinë e individit. Duhet arsyetuar pse mbahet në paraburgim një individ”, deklaroi Cakrani.

Ai solli si shembull edhe rastin e Mirlinda Karçanaj, për të cilën tha se është liruar pavarësisht akuzave më të rënda, ndërsa Meta vijon të mbahet në paraburgim.

Ilir Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related