Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të Fier, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
