SPAK kërkon pushimin e hetimit ndaj Irena Gjoka, rrëzohet kërkesa e PD për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani

Data

 rrëzuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga shqyrtimi i çështjes që lidhet me kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim dokumentesh.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila nuk konstatoi shkaqe ligjore për pranimin e kërkesës së paraqitur nga kallëzuesit Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi.

Kallëzuesit kishin kërkuar gjithashtu që shqyrtimi i kërkesës së SPAK për pushimin e hetimeve të mos bëhej nga GJKKO, me argumentin se gjykata ndodhet në konflikt interesi.

Partia Demokratike kishte kallëzuar penalisht gjyqtaren Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë nga një gjykatë greke.

Sipas SPAK, procesi ndaj Gjokës ishte zhvilluar në mungesë dhe nuk është provuar nëse ajo ka qenë në dijeni të tij. Prokuroria thekson gjithashtu se ndjekja penale për këtë rast konsiderohet e shuar për shkak të parashkrimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related