Jorida Tabaku: Çmimet janë bërë të papërballueshme, sistemi ekonomik favorizon pakicën pranë pushtetit

Data

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritjen e kostos së jetesës në vend, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një sistem ekonomik që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku tha se gjatë takimeve me qytetarë, pensionistë, familje dhe biznese, shqetësimi kryesor ka qenë rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar jetesën.

“Çdo derë që kam trokitur këtë javë, çdo biznes, çdo pensionist dhe çdo familje e mesme kishte vetëm një shqetësim: koston e lartë të jetesës dhe çmimet e papërballueshme”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, gjatë 10 viteve të fundit çmimet në Shqipëri janë rritur me 51.1%, ndërsa të ardhurat kanë njohur vetëm rritje minimale, duke e bërë vendin një nga më të shtrenjtët në rajon.

Deputetja demokrate e lidhi këtë situatë me mungesën e konkurrencës, monopolet dhe politikat fiskale të qeverisë, të cilat sipas saj rëndojnë qytetarët dhe bizneset e zakonshme.

“Sot kemi një sistem ekonomik që në çdo ligj që kalon parlamenti fut duart në xhepat e qytetarëve. Në çdo vendim mendohet për pakicën dhe jo për shumicën”, deklaroi Tabaku.

Në fund të reagimit të saj, ajo theksoi se ndryshimi i modelit ekonomik mbetet objektiv politik i opozitës dhe premtoi se do të vijojë kontaktet me qytetarët në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related