Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Botërorin 2026: As unë nuk do të paguaja 1 mijë dollarë

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar çmimet e larta të biletave për FIFA World Cup 2026, duke deklaruar se edhe ai vetë nuk do të paguante shumën prej 1 mijë dollarësh për të ndjekur nga stadiumi ndeshjen hapëse të kombëtares amerikane.

Komentet e Trump vijnë në një moment kur çmimet e biletave për turneun që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë shkaktuar debat të fortë publik.

“Nuk isha në dijeni të atij çmimi. Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë çmim”, deklaroi Trump në një intervistë për mediat amerikane.

Shtetet e Bashkuara do ta nisin Botërorin në stadiumin SoFi Stadium në Los Angeles, ndërsa sipas raportimeve çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Paraguait nisin nga rreth 1 mijë dollarë.

Presidenti amerikan u shpreh i shqetësuar se tifozët e zakonshëm dhe familjet e klasës punëtore mund të mbeten jashtë stadiumeve për shkak të kostove të larta.

“Do të doja që njerëzit që votuan për mua të kishin mundësinë të ishin atje”, tha ai.

Ndërkohë, FIFA ka mbrojtur politikën e saj të çmimeve dinamike, duke argumentuar se modeli ndjek standardet e tregut sportiv në Amerikën e Veriut dhe synon optimizimin e shitjeve sipas kërkesës.

Sipas raportimeve, në tregun e rishitjes disa bileta për finalen e Botërorit kanë arritur vlera marramendëse, deri në 2 milionë dollarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related