Marrëveshja SHBA-Iran në “fije të perit”, Trump kërcënon me bombardime pa pushim nëse Teherani refuzon negociatat

Data

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë “shpejt”, ndërsa paralajmëroi se bombardimet amerikane do të rifillojnë pa ndërprerje nëse Teherani refuzon marrëveshjen që po negociohet përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Sipas raportimeve, SHBA ka hartuar një memorandum me 14 pika, ku parashikohet pezullimi i pasurimit të uraniumit nga Irani, heqja graduale e sanksioneve ekonomike dhe rikthimi i lëvizjes së lirë në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarët iranianë e kanë cilësuar dokumentin si një “listë dëshirash”, por kanë pranuar se po e shqyrtojnë dhe se përgjigjja do t’i përcillet Uashingtonit përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Pakistani ka marrë rol kyç në negociata, ndërsa zyrtarë të lartë në Islamabad janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë.

“Jam i sigurt se fundi i luftës është çështje ditësh”, deklaroi kryetari i Parlamentit pakistanez Ayaz Sadiq.

Irani formalizon kontrollin mbi Hormuzin

Ndërkohë, Irani ka ndërmarrë hapa të rinj për të kontrolluar trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, duke krijuar Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik.

Sipas rregullave të reja, çdo anije që kalon në ngushticë duhet të plotësojë një formular të posaçëm me mbi 40 pyetje, ku kërkohen të dhëna mbi pronësinë, ekuipazhin, destinacionin dhe origjinën e mjetit lundrues.

Teherani ka deklaruar se do të kufizojë kalimin për anijet që kanë lidhje me SHBA-në ose Izraelin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky veprim shihet si përpjekje e Iranit për të formalizuar kontrollin mbi një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Çfarë përfshin marrëveshja

Sipas Axios, drafti i marrëveshjes parashikon:

  • Moratorium mbi pasurimin e uraniumit nga Irani
  • Heqje graduale të sanksioneve amerikane
  • Zhbllokim të miliarda dollarëve fonde iraniane
  • Rikthim të lëvizjes normale në Ngushticën e Hormuzit

Negociatat mbeten të vështira për kohëzgjatjen e ndalimit të pasurimit bërthamor. SHBA kërkon një moratorium 20-vjeçar, ndërsa Irani propozon pesë vite. Burime diplomatike flasin për një kompromis të mundshëm prej 12 deri në 15 vitesh.

Trump ka paralajmëruar se nëse marrëveshja dështon, “përgjigjja amerikane do të jetë edhe më e ashpër”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related