Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së Rexhep Ismaili në Sarandë, shpallet në kërkim Lulzim Tabaku

Data

Policia e Sarandë ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, i cili u qëllua me armë zjarri në lokalin e tij në zonën e “Qafë Gjashtës”.

Sipas njoftimit zyrtar, autor i dyshuar i ngjarjes është Lulzim Tabaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, pas një konflikti mes disa personash, që fillimisht nisi me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Nga të shtënat humbi jetën Rexhep Ismaili, ndërsa dyshohet se është plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Sipas policisë, i plagosuri nuk është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe është larguar nga vendngjarja bashkë me autorin e dyshuar dhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e autorit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njëkohësisht, po kryhen verifikime në spitale rajonale dhe klinika private për të identifikuar personin e plagosur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related