Agron Shehaj përplaset me drejtuesit e seancës në Kuvend: Dy masa disiplinore pas debatit për interpelancat

Data

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate dhe tensione mes deputetëve të opozitës dhe drejtuesve të seancës.

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kërkoi të merrte fjalën në sallë duke pretenduar se i ishin mohuar dy kërkesa për interpelancë.

Gjatë ndërhyrjes së tij, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i ndërpreu mikrofonin, ndërsa Shehaj vijoi të fliste nga vendi i tij në sallë.

Situata shkaktoi debate të forta dhe tone të larta mes deputetëve, ndërsa Peleshi njoftoi vendosjen e dy masave disiplinore ndaj deputetit të opozitës.

Sipas raportimeve nga seanca, drejtuesi i Kuvendit e paralajmëroi Shehajn se mund të përjashtohej nga punimet parlamentare nëse vazhdonte të ndërhynte pa leje.

Debatet në Kuvend vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për kufizim të hapësirave parlamentare dhe pengim të kontrollit ndaj qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related