Taulant Balla i përgjigjet kërkesës së PD për raportin e PE: “Nuk mund ta miratojmë ne para Parlamentit Europian”

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Kuvend pas kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen në debat të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla deklaroi se raporti ende nuk është miratuar përfundimisht nga Parlamenti Europian dhe për këtë arsye diskutimi zyrtar në Kuvend është planifikuar për javën e ardhshme.

“Parlamenti Europian do ta miratojë vetë këtë dokument më 16 ose 17 qershor, sepse aktualisht është miratuar vetëm në komision. Nuk mund të na kërkohet që ta miratojmë ne përpara Parlamentit Europian”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme për debat mbi raportin, por kërkoi ruajtjen e seriozitetit institucional dhe shmangien e diskutimeve që, sipas tij, përdoren për përfitime politike momentale.

“Ne e kemi planifikuar diskutimin javën tjetër, më 14 maj. Kjo historia për të marrë dy minuta këtu nuk shkon. Duhet të ruajmë seriozitetin institucional”, deklaroi ai.

Sipas Ballës, një delegacion shqiptar pritet gjithashtu të marrë pjesë në diskutimet në Parlamenti Europian lidhur me raportin për Shqipërinë.

Debati për raportin e Parlamentit Europian ka shkaktuar përplasje të forta politike në Kuvend, ku opozita akuzon mazhorancën për shmangie të kritikave që lidhen me korrupsionin, drejtësinë dhe procesin e integrimit europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related