Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë, Malaj: Brenda 5 viteve shlyhen 6 mijë dosje

Data

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime të reja në skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.

Lajmi u bë i ditur nga Petrit Malaj, i cili deklaroi se vendimi i ri synon përshpejtimin e pagesave dhe mbylljen graduale të dosjeve të mbetura.

Sipas ministrit, ndryshimet janë bërë në VKM nr. 419 dhe parashikojnë heqjen e skemës aktuale me tetë këste të barabarta.

“Të gjitha pagesat deri në 1 milionë lekë do të kryhen në pagesën e radhës,” deklaroi Malaj.

Ai shtoi se Ministria e Financave parashikon që brenda 4 deri në 5 viteve të ardhshme të përfundojë shlyerja e plotë për rreth 6 mijë dosje, nga 10,360 që janë gjithsej.

Sipas Malajt, ndryshimet do të sjellin edhe përfitime të tjera procedurale dhe financiare për përfituesit.

“Koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet në 2 deri në 2.5 vite. Jo vetëm do të rritet eficienca, por do të respektohet edhe detyrimi moral ndaj tyre,” u shpreh ministri.

Qeveria argumenton se skema e re synon të përshpejtojë procesin e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre, duke reduktuar vonesat dhe procedurat administrative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related