Sali Berisha: “8 rezoluta ndërkombëtare zbërthejnë diktaturën”/ Akuza ndaj Edi Rama, Bajram Begaj dhe Niko Peleshi për “arrestime politike” dhe lidhje me krimin

Data

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideron kryeministrin Edi Rama, si një ‘bishë të plagosur’, që sipas tij nuk do të jetë më në gjendje kurrë të marrë veten. Atributet për këtë, Berisha ia jep asaj që e cilëson një opozitë të vërtetë.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se rezolutat e miratuara nuk do të ishin të mundura, nëse nuk do të ishte zëri opozitar dhe qëndresa e PD.

‘Të gjitha këto janë një frymëzim dhe obligim për ne për të vazhduar me vendosmërinë më të madhe qëndresën tonë’, theksoi lideri demokrat.

Të gjitha këto do të ishin të pamundura pa zërin tonë, pa qëndresën tonë. Do ishin inekzistente në qoftë se ne pranonim një rol fasadë.

Të gjitha këto faktojnë që ne jemi shpresa e vetme për këtë vend. Të gjitha këto janë një frymëzim dhe obligim për ne për të vazhduar me vendosmërinë më të madhe qëndresën tonë.

Për të qëndruar të pamposhtur. Po vij tani nga konferenca e shtypit me gazetarët dhe bisha është plagosur, këtë mund t’u them. Edi Rama është një bishë e plagosur, nuk e merr më veten kurrë.

Se korrupsioni është mjedisi i tyre. Pra, po ndalem këtu për të theksuar se çfarë rëndësie të jashtëzakonshme ka pasur qëndresa jonë, kanë pasur protestat tona. Dhe do kenë. Kjo rëndësi është shprehur në mënyrën më të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar.

Ju jeni dëshmitarë se si kurrë ndonjëherë më parë në këtë vend në një hark kohor tremujor erdhën dy misione faktmbledhëse nga më të rëndësishmet.

Erdhi misioni i Parlamentit Europian, i përbërë nga deputetë të gjithë spektrit politik, i kryesuar nga kryetari i komisionit të jashtëm. Pra, një mision faktmbledhës, iu dha pesha dhe rëndësia maksimale.

Erdhën, verifikuan, konstatuan me objektivitet problematikat e mëdha të Shqipërisë, të denoncuara prej nesh, por ne prapë ne përfaqësojmë spektrin politik që përfaqësojmë.

Por ajo që është e rëndësishme, se ato u përqafuan nga i tëri spektri politik i Parlamentit Evropian.

Pas një pune shumë këmbëngulëse, shumë serioze, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot raportin. Edi Rama nxin në çdo paragraf pothuaj të këtij raporti. Dhe ne kemi një mirënjohje të pakufishme ndaj këtij komisioni, ndaj misionit faktmbledhës për seriozitetin dhe objektivitetin që kanë treguar.

Edi Rama është i plagosur, nuk shërohet më kurrë. Shqiptarët duhet ta dinë mirë. Ai mbijeton vetëm në qoftë se ne e falim dhe e kursejmë. Por ne nuk do e bëjmë këtë kurrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related