Sali Berisha justifikon pse PD mban sekret dosjen “Balluku”: Nuk mund të ekspozojmë dëshmitarët dhe të penduarit e drejtësisë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me akuzat se opozita po mban të fshehtë dosjen e njohur si “Balluku”, duke dhënë arsyet e këtij qëndrimi.

Gjatë një deklarate për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha u pyet nga gazetarja Klodiana Lala për transparencën mbi këtë dosje.

Ai theksoi se arsyeja kryesore për mosbërjen publike të materialeve është mbrojtja e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Sipas tij, në këtë dosje përfshihen persona që kanë bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe që konsiderohen të “penduar”, ndaj publikimi i të dhënave do të rrezikonte sigurinë e tyre.

“Ka dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj që ata të tradhtohen. Ata janë njerëz të çmuar,” u shpreh Berisha, duke shtuar se nuk do të bëjë asnjë veprim që mund të ekspozojë identitetin e tyre.

Ai shtoi se, ndonëse është për transparencë dhe mbështetje të hetimeve, mbrojtja e dëshmitarëve mbetet prioritet dhe nuk mund të komprometohet.

Ndërkohë, Sali Berisha vijon të përballet me akuza për korrupsion në një çështje tjetër, ndërsa hetimet e SPAK mbeten në zhvillim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related