Tragjedia në Durrës, familjet e dy të miturve bashkohen në dhimbje për ceremoninë mortore, zbardhet edhe e kaluara problematike e autorit të aksidentit

Data

Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr. 15 të Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, zona është mbuluar nga heshtja dhe trishtimi.

Familjet e dy viktimave kanë hapur dyert e mortit, ndërsa dhimbja e madhe i ka bashkuar në këtë moment të rëndë, ku të afërm, miq dhe banorë të zonës po marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi rëndë një të tretë. Sipas të dhënave, i mituri i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet e autoriteteve, rezulton se drejtuesi i automjetit ka pasur precedentë të mëparshëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vitin 2022, atij i është pezulluar dy herë leja e drejtimit, ndërsa më herët është ndëshkuar për parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë.

Tragjedia ka tronditur thellë komunitetin, ndërsa dhimbja për humbjen e dy jetëve të pafajshme mbetet e madhe dhe kërkon përgjigje për përgjegjësitë dhe masat që duhet të merren për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related